Kur qëllon policia? Ky është Neni 9: Vetëm në gjymtyrët e poshtme dhe vetëm kur rrezikohet jeta e policit ose e personave të tjerë të pafajshëm në vendngjarje

Vrasja e të riut Klodian Rasha nga një efektiv policie mbrëmë pas mesnate në Tiranë ka hapur debate mbi të drejtat e policisë ndaj qytetarëve.

Por çfarë thotë protokolli i sigurisë për rastet kur punonjësit e policisë duhet të qëllojnë me armë zjarri

DITA sjell nenin që flet mbi këtë. Bie në sy theksimi në ligj se polici qëllon pa paralajmëtim vetëm kur nga personi ndaj të cilit hapet zjarr i rrezikohet jeta atij vetë ose personave të tjerë.

Por edhe në këtë rast, shenjohen gjymtyrët e poshtme.

Në nen shkruhet:

“Përpara përdorimit të armëve të zjarrit punonjësit e policisë dhe subjektet e tjera duhet të identifikojnë veten si të tillë si dhe t’i japin një paralajmërim të qartë duke shprehur me zë të lartë “Ndal”, ndjekur dhe paralajmërimi i dytë “Ndal se do të qëlloj”, nëse ai nuk ndalet.

Në rrethana objektivisht të pamundura, të ngutshme, mund të mos bëhet paralajmërimi në rast se një veprim i tillë rrezikon subjektet e këtij ligji ose personat e tjerë nga një rrezik i çastit për jetën. Në këtë rast qëllohet pa paralajmërim, duke synuar pjesët e poshtme të trupit”.

Neni 9 për përdorimin e armëve të zjarrit

Pas ngjarjes së rëndë mbrëmë pas mesnate në Tiranë, është njoftuar ndalimi i policit, ndërsa familjarët kërkojnë zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Xhaxhai i Klodian Rashës tha për mediat se fillimisht ata janë njoftuar se i riu është arrestuar ndërsa më pas kanë marrë lajmin për vdekjen e tij.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT