Zbardhja e vrasjeve të bujshme të 2005/ Gazetari: SPAK po gjuan lart, i dhanë një mesazh edhe politikës

Zbardhet vrasja e biznesmenit Vajdin Lamajt. Ngjarja ka ndodhur 15 vite më parë, ku biznesmeni i njohur u vra nga shpërthimi i lëndës eksploziv në pallatin ku jetonte. Një grup i strukturuar kriminal akuzohet për këtë vrasje të bujshme.
Është diskutuar pikërisht kjo çështje mbrëmjen e sotme në Top Channel.
Gazetari Ferdinand Dervishi u shpreh: “Janë njerëz të bujshëm ,nuk janë goditur ata që janë në hije. Përveç punës së mirë, tregon që nuk do kenë frikë të godasin të ngjashëm me këta. I kanë dhënë mesazh politikës, se këta janë përfolur për lidhje me politikën”.
“Provë që justifikon SPAK, 1 vit nga krijimi kemi parë një SPAK ngordhalaq që dërgonte në gjykim qytetarë që korruptonin me 10 mijë lek policinë. Por kjo është goditja e parë e mirë,” tha gazetari Armand Bajrami.