Një javë nga vizita e Vuçiçit në Shqipëri, Thaçi takim me Ramën
Teksa ka mbetur vetëm pak ditë nga vizita e Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç në Shqipëri, e cila është parashikuar më 7-8 mars, kreu i shtetit të Kosovës është fotografuar mbrëmë rrugëve të Tiranës.
Në media ka qarkulluar lajmi se Thaçi dhe Rama kanë darkuar në një lokal në qendër të kryeqytetit. Pas shëtitjes së tij në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Thaçi është ulur më pas për të darkuar me Ramën.
Takimi në mjedise të tilla jo zyrtare është i dyti pas atij në shtëpinë e re të presidentit të Kosovës në Prishtinë, ku Rama ishte prezent dhe shpërndau edhe një foto.
Theksojmë se Rama dhe Thaçi janë koordinuar kohët e fundit për çështjen e marrëveshjes me Serbinë dhe për këtë janë tepër të lakuar për afrimitetin e tyre./ZgjohuShqiptar.info
