Genc Ruli ‘injoron’ LSI-në: PD fiton edhe vetëm, Bashës i sugjerova…

Një nga themeluesit e Partisë Demokratike, Genc Ruli është i bindur se PD fiton edhe pa ndihmën e LSI-së në zgjedhjet e 25 prillit.

“Unë them që PD i afrohet fitores edhe vetëm. Basha duhet të ketë vetëm një premtim për shqiptarët, t’iu rikthejë një qeverisje të mirë. Me këtë e ka justifikuar gjithë veten e tij”.

Në emisionin “Real Story”, Ruli tha se e ka kritikuar shumë ashpër Bashën, por edhe ka krijuar shumë dashamirësi për të, ndërsa zbuloi se ka qenë ndër njerëzit që i ka thënë se duhet të dalë nga Parlamenti.

“Uroj që të ndodhë hapja te PD. Unë besoj se e njoh mirë Bashën. E kam njohur në fillim, kur erdhi si surprizë në PD, më 2005, që vinte nga jashtë. E kam parë për ide të reja. Gjatë qeverisjes, duke qenë ministër i ri, duke ndjerë që një pjesë e PD së vjetër ishin të xhelozuar me të, ai ishte i ndjeshëm ndaj tyre, gjendet me të vërtetë në miqësi me mua, pasi isha zëri që i thoja “Politika i ka këto, mëso”. Pavarësisht rrethanave, kur unë kam reaguar me goxha kritikë, është njeri që unë kam krijuar shumë dashamirësi për të. Luli është si ai shahisti i mirë, që preferon skenat mbrojtëse, të ruajë sa më shumë ushtarët dhe krahët e zinj në tabelë. Në fakt, teoria tregon se ai që rriskon më shumë, që mund të humbasë ushtarët, por që ka sulm frontal, mund të fitojë. Për këtë, mendoj se duhet të jetë më rriskues. Më mirë një gabim i bërë sot, se sa mosmarrja e vendimit në kohën e duhur. Lideri merr përsipër riskun në emër të të gjithëve, ama lavdinë e merr ai më shumë se të gjithë ,”tha Ruli.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT