VIDEO/ Përshkallëzohet protesta, qytetarët përplasen me policinë, tentojnë të futen në Ministri

Është tensionuar situata në protestën para Ministrisë së Brendshme, ku ka patur edhe përplasje të protestuesve me policinë.

Për pasojë ka mbetur i plagosur një polic, i cili është larguar, i ndihmuar edhe nga kolegët e tij, nga protesta. Po ashtu i lënduar ka mbetur edhe një gazetar, në rrethana që nuk dihen ende.

Ndërkohë, forcat e policisë, ndryshe nga herët e tjera, janë paraqitur para protestuesve pa kaska dhe mburojë, duke u përballur me protestuesit vetëm me duar.

Qindra të rinj janë mbledhur para Ministrisë së Brendshme, duke kërkuar drejtësi për vrasjen e Klodian Rashës.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT