Në krye të protestës, shpërthen reperi ‘Stresi’: Kush po pj*rdh për lëvizjen e tyre, nuk i trembemi këtij këtu e as atij të gjatit

Mijëra qytetarë janë mbledhur për të protestuar para ministrisë së Brendshme për vrasjen e Klodian Rashës, 25 vjeçarit që u qëllua për vdekje me armë nga një efektiv policie ditën e djeshme në orët e para të mëngjesit.

Në krye të protestuesve qëndron reperi “Stresi”, i cili në një moment ka shpërthyer në akuza ndaj ministrit Lleshaj dhe kryeministrit Rama.

“Kush po pjerdh për lëvizjen e tyre? Nuk e kemi problem as orën 22, as 23 dhe as 24. Nuk i trembemi jo këtij këtu por as atij të gjatit që duhet me e kap me këtë cepin e çadrës këtu. Ne jemi këtu” u shpreh Stresi.

Ndërkohë që protesta vazhdon, me qytetarët që bëjnë thirrje për dorëheqjen e ministrit Lleshaj, si dhe kërkojnë drejtësi për Klodianin.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT