Rudina Hajdari pjesë e protestës për vrasjen e 25-vjeçarit Rasha: Do ta ngre zërin në Parlament, Lleshaj të japë DORËHEQJEN

Deputetja e Kuvendit të Shqipërisë Rudina Hajdari, ka qenë sot pjesë e protestës së organizuar nga qytetarët, pas vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha nga efektivi i policisë.

Ajo ka publikuar në në rrjete sociale disa fotografi nga protesta, teksa thotë se të gjitha u mblodhën për të kërkuar drejtësi. Hajdari premton se do ta ngrejë zërin në parlament për këtë çështje, derisa drejtësia të vihet në vend.

Të gjithë, përfshirë dhe Hajdarin i bëjnë thirrje ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, që të japë dorëheqjen.

Shënimi i plotë

Mijëra qytetarë u mblodhën sot para Ministrisë së Brendshme për të kërkuar përgjegjësi mbi vrasjen e Klodian Rashës nga një oficer policie.

Isha dhe do jem mes tyre dhe do ta ngre zërin në Parlament për këtë vrasje, derisa drejtësia të bëhet e plotë.

Ministri Lleshaj nuk mund të vazhdojë më detyrën dhe i bëj thirrje të japë dorëheqjen.

Ai na ka thënë se mbas çdo polici është fytyra e tij, e sot ajo fytyrë ka vrarë një njeri të pafajshëm, ndaj nuk mund ta vazhdojë më detyrën.…

Back to top button
LAJMET E FUNDIT