“Nuk paguajnë asnjëherë tavolinat, deputetët e zonave të thella të Shqipërisë janë perandorë”

Politologu Afrim Krasniqi ka treguar motivin se përse disa biznesmenë i futen politikës dhe nuk flasin asnjëhrë në foltore.

Sipas tij, këta persona, sa më larg Tiranës të jenë, aq më i fortë është ndikimi i tyre.

Ndër të tjera ai ka shtuar se deputetët e zonave të thella nuk i paguajnë asnjëherë tavolinat, sepse ua paguajnë qytetarët.
Këto dhe të tjera Krasniqi i tha nga studio e “Opinion”, ndërsa shtoi se shqiptarët njëkohësisht janë populli më i pakënaqur nga liderët politik dhe populli që i do më shumë.Krasniqi tha:Shumica e tyre thonë nuk jemi politikanë, por deputetë. Ata e mendojnë si një gjë të caktuar për të ardhur në Tiranë, për të folur, për të ngritur kartonin. Nëse je biznesmen në palën fituese, je i mbrojtur, nëse je në opozitë, sulmohesh dhe kjo është risk. Por ata kandidojnë për imunitet, tërë ditën qytetarët ankohen për politikanët, por ata vdesin për politikanët. A e dini se deputetët nuk paguajnë asnjëherë tavolinat, sepse ua paguajnë qytetarët e bëjnë edhe foto? Të jesh deputet në zonat e thella të Shqipërisë, atje je Perandor, jo deputet. Sa më larg Tiranës, aq më i fortë është ndikimi i deputetit. Shqiptarët kanë qenë populli më i pakënaqur me liderët politikë dhe nuk ka popull që i do më shumë liderët politikë. Njerëzit që me të vërtetë mund të kenë vokacion politik, bëjnë diçka shkojnë deri në 25-30, pra një e pesta e Parlamentit./ZgjohuShqiptar.info

Back to top button
LAJMET E FUNDIT