Vrasja e Klodian Rashës nga polici, reagon Basha: Përgjegjës Edi Rama dhe Sandër Lleshaj

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka bërë përgjegjës kryeministrin Edi Rama dhe Ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj, për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha.

I riu u va mëngjesin e djeshëm nga një efektiv policie, ndërsa Basha tha se Rama duhej ti kishte shkarkuar menjëherë Lleshaj dhe drejtorin e përgjithshëm të polciisë, Ardi Veliun.

Gjatë takimit me të rinjtë në Fier, kryeopozitari akuzoi kryeministrin për “arrogancë dh brutalitet”.

“Dje ishte dita e rinisë, edhe në kushte të vështirë është një ditë të cilën ne duhet ta nderojmë edhe ta kujtojmë me një gëzim në shpirt se në fund të fundit se na kujton që ishte rinia ajo që edhe në ditët më të errëta të kombit tonë, solli ndryshimin solli shpresën, solli dritën por edhe e djeshmja u godit rëndë nga një ngjarje e tmerrshme, nga vrasja e Klodian Rashës, 25 vjeçar. Një brutalitet dhe përgjegjësit nuk janë thjesht ata që shkelën këmbëzën e armës mbi një të ri të pafajshëm, 20 metra nga dera e shtëpisë, por ata që kanë injektuar brutalitetin dhe ashpërsinë në çdo hallkë të qeverisjes. Kryeqeveritari, vartësi i tij që po të kishte pasur një fije dinjitet do të kishte dhënë dorëheqjen, apo po të kishte pasur një fije dhembshuri kryeministri, duhet ta kishte shkarkuar atë edhe drejtorin e përgjithshëm të policisë por nuk ka mundësi ta bëjë këtë, sepse frymëzuesi i këtij brutaliteti, kësaj arrogance, kësaj shpërfilljeje për dinjitetin, për jetën njerëzore, për jetën e të rinjve është vetë ai. E keqja ka shkuar në palcë ndaj duhet shkulur me rrënjë.”, tha Basha.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT