Dritare të thyera, pemë dhe dekore të shkatërruara, shihni ç’ka mbetur në rrugët e Tiranës pas protestës (FOTO)

Jemi në orën 20:45, gati 5 orë pas startimit të protestës, dhe ende nuk është përmbyllur plotësisht. Ka njerëz dhe qytetarë të revoltuar në rrugën “Myslym Shyri”.
Megjithatë pjesa më e madhe e qytetarëve janë larguar, por shihni çfarë kanë lënë pas. Dritare institucionesh të thyera, pemë dhe dekore të shkatërruara. Çdo gjë duket sikur ka ardhur pas një “lufte civile”.
Bilanci i protestës është 10 policë të lënduar në spital, disa të shoqëruar, makina të shkatërruara dhe godina sulmuara me sende të forta.