Vuçiç nuk i përmend Preshevën e Bujanovcin, thotë se Medvegja dhe Banja e Sijarinës mbesin në Serbi

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, më në fund i ka dhënë përgjigje presidentit Thaçi, rreth deklarimeve se e gjithë Lugina e Preshevës do t’i bashkohet Kosovës në rast të një marrëveshje eventuale me Serbinë përmes korrigjimit të kufijve.

Vuçiç në vizitën e sotme që ka realizuar në Medvegjë, ka thënë se ky qytet do të mbetet në Serbi së bashku me Banjën e Sijarinës, ndërkohë nuk i ka përmendur fare Preshevën dhe Bujanovcin.

Kreu i shtetit serb gjithashtu ka ftuar banorët që të vazhdojnë të punojnë e investojnë sepse asgjë nuk do të ndodh.
Ai gjatë vizitës së tij në Vlastonicë, u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos shqetësohen për këto deklarime të Prishtinës, të cilat ai i konsideron si kërcënime.Për këtë çështje ka folur dje edhe kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabic, e cila ka thënë se deklarimet e Thaçit se Lugina e Preshevës do t’i bashkohet Kosovës mund të jetë vetëm një ëndërr.“U bëj thirrje institucioneve në Prishtinë t’i kthehen realitetit. Të mos i ngritin barrierat dhe t’i kthehen dialogut”, ka thënë Brnabiq.Në Serbi dhe Kosovë janë duke qëndruar delegacione të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilët po kërkojnë vazhdimin e dialogut, heqjen e taksës. David McAllister raportues i BE-së për Serbinë lidhur me idenë e korrigjimit të kufijve, ka dekalruar se nuk e përkrahin krjimin e shteteve një etnike.Delegacioni i kryesuar nga ai, pjesë e të cilit është edhe raportuesi për Kosovë, Igor Soltes, do të vizitojnë edhe Kosovën/ZgjohuShqiptar.info

Back to top button
LAJMET E FUNDIT