Protesta e dhunshme/ Ministria: 8 policë e 2 protestues të lënduar, një efektiv rrezikon humbjen e syrit

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se 10 persona janë lënduar si pasojë e protestës që u zhvillua pasditen e sotme.
Nëpërmjet një njoftimi për mediat, Ministri sqaron se njëri prej punonjësve të rendit ka marrë dëmtime serioze.
Ai është shtruar në Spitalin “Nënë Tereza”, ku rrezikon humbjen e njërit sy, ndërsa pritet t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale.
Njoftimi:
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informon se Urgjenca Kombetare ne vendngjarje, ka derguar ne spitale 10 te lenduar ne protesten e dhunshme te zhvilluar ne Bulevardin “Deshmoret e Kombit”.
Tete punonjes te policise dhe dy protestues jane duke u trajtuar ne spitalet universitare te Tiranes, ku njeri prej punonjesve te rendit ka demtime me serioze.
Ne spitalin e Traumes po trajtohen aktualisht 7 punonjes te policise dhe 2 protestues ne gjendje te stabilizuar.
Ndersa ne Qendren Spitalore Universitare “Nene Tereza” po trajtohet nje punonjes i policise, gjendja e te cilit, sipas mjekeve, eshte serioze, pasi rrezikon humbjen e njerit sy dhe pritet ti nenshtrohet nderhyrjes kirurgjikale.
Urgjenca Kombetare dhe strukturat shendetesore vijojne te jene ne gatishmeri te plote.