Vrasja e 25 vjeçarit, reagon Erion Braçe: Nuk është politike, ne nuk jemi si Sali Berisha e Lulzim Basha që vranë qëllimisht, dhuna barbare sot nuk është drejtësi

Zv.kryeministri Erion Braçe ka reaguar për herë të parë për vrasjen e 25 vjeçarit Klodian Rasha nga policia, duke u shprehur se kjo nuk është një vrasje politike.

Ai dënon aktin e policit duke thënë se vrasja e të riut është një krim penal, i hetueshëm dhe i dënueshëm maksimalisht.

Braçe thotë se qeveria nuk është si Sali Berisha dhe Lulzim Basha që vrasin qëllimisht, ndërkohë që thotë se dhuna e përdorur sot nga protestuesit nuk është drejtësi.

REAGIMI NGA ERION BRAÇE

VRASJA E KLODIAN RASHES ESHTE SHUME E RENDE;

Nje krim penal, i hetueshem, i gjykueshem, i denueshem maksimalisht!

LIGJERISHT!

Eshte nje humbje e tmerrshme per familjen, prinderit se pari, te afermit, miqte e shoket e tij!

Eshte e pashlyeshme per ta, ndaj cdo ngushellim as i afrohet dhimbjes se tyre!

Cdo vrasje kerkon DREJTESI dhe DREJTESI do te kete;

E qarte, e plote, e shpejte dhe pa mbrojtur e pa kursyer kerkend qe eshte fajtor!

Une nuk i di rrethanat e vrasjes, nuk jam prokurori e nuk jam gjykatesi, ndaj besoja se politikanet duhet te kishin zene mend e te heshtnin, por qenka e pamundur;

Klodian Rasha ishte qytetar i ketij vendi, me te drejta te plota duke nisur nga jeta, shenjteruar nga ne socialistet duke fshire nga ligjet e ketij vendi, marrjen e jetes qofte edhe si ndeshkim per faj;

Jeta nuk merret per asnje arsye, keshtu e mendoj une!

Por nje gje dua ta them tani; KJO VRASJE NUK ESHTE POLITIKE, AS ESHTE KERKUAR E AS ESHTE URDHERUAR NGA QEVERIA APO CILIDO POLITIKAN NE TE!

Nuk ka qene politik vrasja e qytetareve te pafaj ne keto 8 vite, asnje sekonde, asnje ore, asnje dite; ky eshte nje rast i vetem, i izoluar, i pandodhur kurre me pare ne 8 vite, edhe kur policia eshte percelluar me molotove!

NE NUK VRASIM! NE NA KANE VRARE!

Ne nuk jemi as Sali Berisha, as Lulzim Basha qe vrane qellimisht, drejtperdrejt, 4 protestues te pafaj e te paarmatosur, fshehen provat, penguan prokuroret, refuzuan mandat arrestet per vrasesit e pergjegjesit, mbrojten e liruan vrasesit, ju dalin per zot qarte cdo minut vrasesve edhe sot;

nuk jemi as Ilir Meta qe i quajti te pushkatuarit kokepalare!

JOOO! KURRE!

Nderkohe, dhuna barbare sot ne mbremje ne Tirane,

NUK ESHTE DREJTESI!

Per Klodian Rashen asfare! Dhuna ndaj qytetit e jetes ne te ESHTE POLITIKE!

ESHTE DHUNE PER PUSHTET! E KERKUAR, NXITUR, ORGANIZUAR, KOMANDUAR, USHTRUAR PER PUSHTET!

E njejta qe nga Marsi ne Qershorin e vitit qe shkoi, dogji e percelloi kete qytet; per pushtet!

Shihini, eshte e njejta, eshte njesoj, me te njejtet njerez, me mllef e urrejtje ndaj ketij qyteti!

E fundit;

Dhuna mbi policine perseri nuk eshte Drejtesi! Cdo organizate ka ditet e saj te veshtira

Back to top button
LAJMET E FUNDIT