Polici i vrau djalin/ Babai i Klodian Rashës kundër dhunës në protesta: Të mos preket asnjë lule

Babai i Klodian Rashës, i cili u vra nga një efektiv i policisë dy ditë më parë, është shprehur kundër dhunës në protesta.

Qazim Rasha tregon se asnjë person nga Policia e Shtetit nuk e ka kontaktuar pas ngjarjes, ndërsa tregon se djali i tij nuk ka pasur asnjë problem me ligjin. Sa i takon rrugës ligjore që familja do të ndjekë, Rasha shprehet se ai kërkon vetëm drejtësi, dhe këtë e pret nga shteti.

“Ajo që mund të shpreh unë është kjo, që ajo fatkeqësi që më ndodhi mua, të mos i ndodh asnjë familje shqiptare, dhe asnjë kombësie tjetër. Është shumë e rëndë për një prind, që me shumë sakrifica kam arritur që ti rris fëmijët dhe ti sjell deri këtu.Si prind dhe si bab kërkoj që fatkeqësia ime të mos përdoret. Unë dëshiroj që të bëhet protestë, por të mos preket asnjë lule, Tirana të rritet, Shqipëria të rritet. Djali ka qenë i përkëdhelur se ka qenë i vogli, por nuk më kishte sjellë asnjë problem, do të isha unë vetë i pari që në rast se kishte do të kërkoja ndihmën e Policisë.Kjo është banditeske, unë kam qenë duke punuar një periudhë kohe në ushtri, dhe ishim me rregulla dhe me norma. Uniforma e Policit duhet nderu, kjo është masakër, kjo nuk ndodh në asnjë vend të botës, është makabre, një fëmijë mund të arrestohet, mund të marrë dënimin, por nuk mund të masakrohet në rrugicën e lagjes.Unë kam groposur djalin, e nuk mund të rri e të vëj filmime, kërkojmë drejtësi, kërkojmë drejtësi. Nuk kam komunikuar me asnjë lloj përfaqësuesi të shtetit, më duket sikur jam duke u vrarë vetë.Shteti të zbatojë ligjin, të shohë normat, nuk di nuk di. Ju uroj gjithë moshës së re që të gëzojnë shëndet të mirë, dhe fatkeqësia ime të mos i bjerë askujt, njerëzit të ëndërrojnë për një jetë më të mirë. Fëmijët tanë meritojnë të gëzojnë jetën, nuk di, nuk di, do ma bëni hallall”, shprehet Qazim Rasha

Back to top button
LAJMET E FUNDIT