Vrasja e Klodian Rashës/ Thirrja e Komitetit të Helsinkit: Të bëhet hetim i pavarur!

Vrasja e 25-vjeçarit, Klodian Rasha në Tiranë, nga efektivi i “Shqiponjave” ka vënë në lëvizje të gjitha organizatat që mbrojnë e monitorojnë respektimin e të drejtave të njeriut në vend. Komiteti Shqiptar i Helsinkit, organizata më e rëndësishme në vend që lobon në respektimin e këtyre të drejtave ka pasur një reagim zyrtar për këtë ngjarje.

Ata i kërkuan autoriteteve të hedhin dritë mbi këtë ngjarje, duke zhvilluar një hetim të gjithanshëm, gjithmonë duke u bazuar në detyrimet që ka Shqipëria në respektimin e marrëveshjes së nënshkruar kohë më parë në Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

Në fakt kjo thirrje e komitetit ka shumë më vlerë edhe në këtë 10 dhjetor që është Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut.

I ftuar në “Wake up”, Daniel Prroni, që është koordinator projektesh në Komitetin Shqiptar të Helsinkit theksoi se po ndërmerret një hetim, duke bërë thirrje që ai të jetë i pavarur dhe të garantojë të drejtat.

“Në rastin konkret, përdorimi i forcës nga ana e oficerëve të policisë është gjithmonë i limituar dhe i kufizuar kur është absolutisht e nevojshëm.

Madje dhe në të tilla raste duhet zbatuar një test proporcionaliteti shumë i rreptë nëse interesi që është mbrojtur duke ushtruar këtë forcë, justifikon pasojat apo produktet e ushtrimit të kësaj force”, theksoi ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT