“Më në fund në Tiranë!”, Rama njofton konferencë për vrasjen nga policia të Klodian Rashës

Kryeministri Edi Rama është rikthyer në Tiranë, pas vizitës në SHBA “në kërkim të vaksinës”.
Kreu i qeverisë ka njoftuar mbajtjen e një konference për mediat në orën 18:00 për vrasjen nga policia të Klodian Rashës.
Gjithsesi, kreu i qeverisë në Facebook, nuk shkruan vrasje, por vetëm “vdekje tragjike”.
“Më në fund në Tiranë! Sot në 18.00 do të ndaj me shqiptarët qëndrimin tim për vdekjen tragjike të 25 vjeçarit nga efektivi i Policisë së Shtetit! Faleminderit paraprakisht kujtdo që do të gjejë kohën të më ndjekë në tv apo fb”, shkruan Rama.
Ishte efektivi i policisë së Shqiponjave Nevaldo Hajdaraj, i cili ekzekutoi me armën e shërbimit tre netë më parë Klodian Rashën në Tiranë. Ekzekutimi shkaktoi zemërim dhe protesta anëembanë Shqipërisë/ Gazeta SHQIP