Erion Veliaj flet për protestën dhe vrasjen e Klodian Rashës: Jam vetë babai i një çuni të vogël, nuk ka gjë më të rëndë; S’ka gjë për pemën dhe zbukurimet, rraqe janë

Kryebashkiaku Erion Veliaj, reagon për vrasjen e 25 vjeçarit Klodian Rasha nga një efektiv policie dy ditë më parë, duke thënë se familja ka të gjithë të drejtën e botës të kërkojë drejtësi sepse kanë humbur djalin e tyre.
Veliaj tha se është vetë babai i një djali dhe e kupton dhimbjen e madhe që ndjen familja e Klodit, sipas tij. “Unë jam babai i një cuni të vogël dhe e marr me mend si është thyer zemra e atij babait të Klodit, djalit që u vra. Se nuk besoj se ka gjë më të rëndë se me te humb fëmija. Një ditë do kesh vetë fëmijë dhe e kupton ca dhimbje është kur sëmuret dhe jo ta humbasësh”, tha Veliaj ndër të tjera.
Madje, kryebashkiaku ndryshe nga çdo herë tjetër mirëkuptoi dhe dëmet që u shkaktuan gjatë protestës, duke thënë se ato “janë rraqe dhe rregullohen përsëri”.
“Kurse ajo minoranca që shkatërron s’ka problem. I rregullojmë prap. Në këtë fazë do inkurajuar drejtësia ti shkojë deri në fund kësaj pune. Ti zbardhi rrethanat dhe të vendoset një standard i ri që këtu nuk ndodh gjë pa u ndëshku. Pastaj me pastru, e me rregullu pemë e drita, punë e madhe, rraqe janë. U prish shtëpia nga tërmeti, e ribëmë më të fortë. Për tu ringritur do ringihemi, e vetmja çështje është të ringrihemi më të mirë seç ishim kur ramë”, u shpreh kryebashkiaku i Tiranës.
Pjesë nga fjala e Erion Veliaj:
Unë jam babai i një cuni të vogël dhe e marr me mend si është thyer zemra e atij babait të Klodit, djalit që u vra. Se nuk besoj se ka gjë më të rëndë se me te humb fëmija. Një ditë do kesh vetë fëmijë dhe e kupton ca dhimbje është kur sëmuret dhe jo ta humbasësh. Ajo familje është zemërtheyr dhe ka të gjithë të drejtën e botës të jetë e mërzitur, këtë nuk e luan topi. Dhe që kanë merak për drejtësi, dhe kjo kuptohet. Imagjino sa gjëra kanë ndodhur në këtë shtet dhe nuk kanë pa drejtësi. Kanë të gjithë të drejtën e Zotit të mërziten. Edhe ato që prishin edhe dëmtojnë qytetin, rraqe janë dhe i rikuperojmë prap.
Jeta do vazhdojë. Ka një lloj mirëkuptimi kur mërzinë e shfryn. Por duhet me bo drejtësi, s’duhet me e lon si 21 janari që të vriste shteti dhe pastaj bëheshin heronj. Ai që e ka bërë gabimin duhet të mbajë përgjegjësi. Ka të drejtë familja që është zemërthyer, se e mirëkuptoj totalisht. Ka të drejtë dhe një pjesë se jo të gjithë janë të dhunshëm. Një pjesë e qytetarëve kanë një revoltë dhe thonë kjo s’duhet të ndodhë. S’ka asnjë arsye për t’i marrë jetën dikujt.
Kurse ajo minoranca që shkatërron s’ka problem. I rregullojmë prap. Në këtë fazë do inkurajuar drejtësia ti shkojë deri në fund kësaj pune. Ti zbardhi rrethanat dhe të vendoset një standard i ri që këtu nuk ndodh gjë pa u ndëshku. Pastaj me pastru, e me rregullu pemë e drita, punë e madhe, rraqe janë. U prish shtëpia nga tërmeti, e ribëmë më të fortë. Për tu ringritur do ringihemi, e vetmja çështje është të ringrihemi më të mirë seç ishim kur ramë.