Video/ Protesta e mbrëmjes: Trupat speciale blindojnë ministrinë e Brendshme

Para protestës së paralajmëruar sot në mbrëmje për vrasjen e Klodjan Rashës, policia ka blinduar ministrinë e Brendshme, ku pritet të përqendrohet protesta.

Në ndërtesën e ministrisë ka një numër të madh firgonash me efektivë të forcave speciale me kundragaz, të cilat kanë rrethuar perimetrinë e institucionit ku pritet të mbahet protesta.

Ditën e djeshme u zhvillua një protestë e gjatë rreth 4 orë, ku qytetarë të shumtë u mblodhën para ministrisë së Brendshme, kryeministrisë dhe në sheshin Skënderbej, ku pati edhe përplasje dhe incidente të shumta. Pamjet janë filmuar nga televizioni Fax News

Back to top button
LAJMET E FUNDIT