‘KA KONFLIKT me Ramën’, Baton Haxhiu: Lleshaj të thotë “MË FALNI” dhe të largohet

Kryeministri Rama ende nuk ka reaguar edhe pse Tirana sot vlon nga diskutimet. Por ndërkaq analisti Baton Haxhiu që njihet si një njeri i afërt me kryeministrin ka bërë këtë koment tek Blendi Fevziu, kur ky i fundit e pyet edhe për protestën, por edhe raportin mes Ramës dhe Lleshajt, për të cilin pranoi se ka një konflikt.

Ai fajëson ministrin e Brendshëm dhe thotë se brutaliteti i vrasjes është në ndërgjegjen për t’u larguar të Sandër Lleshajt.

“Politikisht vetëm nëse një ministër mbron policinë, atëherë protestuesit kanë të drejtë të kërkojnë dorëheqjen e tij. Etika… Pas këtij brutaliteti, unë nuk kisha mund të qëndroja. Moralisht ai duhet të thotë: ‘Më falni, për hir të këtij djali që u vra në mënyrë ekstreme, unë liroj detyrën dhe nuk duhet të jem pjesë e detyrës në muajt e ardhshëm’. Moralisht. Sa për kryeministrin Rama nuk ka lidhje që të japë dorëheqjen”, tha Haxhiu në “Opninion”.

Ai u pyet nëse ka një konflikt mes Ramës dhe Lleshjat, dhe nëse është ky një rast i mirë që kryeministri ta largojë nga ministrin, Haxhiu u përgjigj:

“Po, kanë një konflikt, por ky konflikt nuk ka lidhje me këtë vrasje”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT