Kreu i delegacionit të PE: Po pengohet integrimi për interesa partiake
Shefi i delegacionit të Parlamentit Evropian në Tiranë, Tunne Kelam thotë se është i interesuar që Shqipëria të hapë zyrtarisht negociatat, dhe shpreson në këtë. Por ai bën një apel për bashkëpunim të brendshëm mes palëve politike, duke e konsideruar jetike.
“Zgjedhjet janë të njohura, janë pranuar, dhe duhet aderuar në institucione. Bojkotimi i Kuvendit, në vetvete përbën një sinjal shumë të keqe, cënon besueshmërinë e kombit dhe të shtetit. Ne nuk jemi dakord që bojkotimi i Kuvendit do të ishte gjëja e duhur për t’u bërë. Nuk mund të gjesh dot një arsye, një pretendim për të penguar anëtarësimin, nga interesa partiake”.
Për protestat Kelam tha se është absolutisht kundër dhunës, si një mënyrë jo demokratike për zgjidhjen e problemeve, e po ashtu kundër nxitësve politikë të dhunës.
“Shoqëria duhet të ushtrojë presion në mënyrë që ata të bashkohen me njëri-tjetrin”, theksoi ai.o.j/dita/ZgjohuShqiptar.info