Vrasja e 25-vjeçarit/ Flet për herë të parë Rama, çfarë do ndodhë me ministrin Lleshaj

Pas vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha nga efektivi i policisë Nevaldo Hajdaraj orët e para të dy ditëve më parë, vendi është përfshirë nga protesta të shumta.

Më e dhunshmja ishte ajo e pasdites së djeshme në Tiranë, ku qytetarët u përplasën me policinë duke gjuajtur sende të forta e gurë.

Teksa pritej një reagim nga kryeministria, vetë kreu i qeverisë Edi Rama menjëherë pas mbërritjes në Tiranë nga SHBA, vizitoi familjen Rasha për të shprehur ngushëllimet.

Ai gjithashtu përmes një postimi në rrjetet sociale njoftoi se do të flasë për çështjen në fjalë pasditen e sotme.

Rama shprehu të gjithë keqardhjen për humbjen e jetës të së riut, megjithatë nuk tha asnjë fjalë për ministrin Lleshaj, pavarësisht zërave për një shkarkim apo dorëheqje të mundshme të tij.

“Lajm tronditës për të gjithë ne, pamundësia për të qenë këtu, më bëri të reagoja me vonesë. Ngjarjet e dhunshme u paraqitën me vulgaritetin më brutal duke gjetur sebepin e vrasjes së të riut. Shkova tek familja e të ndjerit, u preka pa masë nga familjarët. Drejtësia ka nevojë të hetojë gjithçka, duhet dëgjuar dhe fjala e efektivit. Kujtoni vajzën e policisë Ina Nuka që humbi gishtat e dorës, nga goditja kriminale e një protestuesit të dhunshëm” tha Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT