Vrasja e 25 vjeçarit në Tiranë, Muç Nano: Sandër Lleshaj të japë dorëheqjen, nëse jo, Edi Rama ta shkarkojë! Polici është duke vuajtur

Analisti dhe gazetari Mustafa Nano, thotë se ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj duhet të japë dorëheqjen sot pas vrasjes së 25 vjeçarit Klodian Rasha nga një efektiv i Shqiponjave dy ditë më parë. Sipas tij, nëse Lleshaj nuk dorëhiqet, Rama duhet ta shkarkojë.

“Unë pres një dorëheqje të rëndësishme. Ca njerëz duhet të mësohen që mbahet përgjegjësi në rrethana të tilla. Ka ndodhur një ngjarje për shkak të atyre njerëzve që janë në varësi të tij. Ministri kërkoi para pak kohësh të poshtëronte një deputet, duke i thënë “Polic ke qenë dhe polic ke mbetur”, tha ndër të tjera Muç Nano në News24.

Ai foli dhe për protestën, duke thënë se “bandat e opozitës” shkaktuan dhunë.

“Në protestë kanë shkuar shumë njerëz, me motivime të fisme. Por dhunën nuk e kanë ushtruar ata, por bandat e opozitës. Kemi 30 vite që jemi mësuar që bandat e PD udhtrojnë dhunë. Kam parë një këngëtar (i referohet Stresit), por ka dhe fytyra të tjera”, shtoi ai.

Pjesë nga fjala e Muç Nanos:

Babai i viktimës ka qenë njeriu më i urtë që unë kam parë në këtë histori. Nga opozita kam parë Lulzim Bashën që shkoi me vrap për të bërë politikë. Nuk shkoi për ngushëllim por për politikë. Pamë dhe atë protestën. Gjë e bukur.

Në protestë kanë shkuar shumë njerëz, me motivime të fisme. Por dhunën nuk e kanë ushtruar ata, por bandat e opozitës. Kemi 30 vite që jemi mësuar që bandat e PD udhtrojnë dhunë. Kam parë një këngëtar (i referohet Stresit), por ka dhe fytyra të tjera.

Si mund të ushtrojnë dhunë qytetarët e zakonshëm. Është e sigurt që janë banda politike ato që ushtrojnë dhunë. Rasti i George Floyd ( i riu që u vra në SHBA) nuk qëndron fare, se ai ishte një njeri me ngjyrë. Polici ishte nisur për ta vrarë, donte ta vriste. Kurse këtu është një ngjarje tjetër, autori unë jam i sigurt që është duke vuajtur, më i dëshpëruari.

Unë pres një dorëheqje të rëndësishme. Ca njerëz duhet të mësohen që mbahet përgjegjësi në rrethana të tilla. Ka ndodhur një ngjarje për shkak të atyre njerëzve që janë në varësi të tij. Ministri kërkoi para pak kohësh të poshtëronte një deputet, duke i thënë “Polic ke qenë dhe polic ke mbetur”.

Unë shpresoj që ai (Rama) në mungesë të një dorëheqje të bëjë një shkarkim, për shkak të reagimit të poluicisë paas vdekjes së Klodianit, jo për shkak tyë ngjarjes. Ngjarja ëhstë një epidsod tragjik. Unë pres që ai të bëj një shkarkim, të bëjë një shembull në këtë mes. Policia ka probleme të mëdha sot. Pulsionet e dhunës shfaqen herë pas here. Ka tek-tuk frymëzime të tilla. Aty ka një probleme me policinë.

Nëse nuk e bën. (i referohet shkarkimit). Nëse nuk bën do vijë zgjedhjet, opozita të përhapet në gjithë Shqipërinë, ta rrëzojnë me votë. Duhet të mësohemi me kete gjë, s’ka përgjigje tjetër.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT