Vrasja e të riut/ Rama: Akt i pakuptueshëm nga polici, babai i Klodianit më tha…

Vrasja e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga efektivi i policisë Nevaldo Hajdaraj orët e para të dy ditëve më parë, shkaktoi protesta të shumta në vend.

Më e dhunshmja ishte ajo e pasdites së djeshme në Tiranë, ku qytetarët u përplasën me policinë duke gjuajtur sende të forta e gurë.

Teksa pritej një reagim nga kryeministria, vetë kreu i qeverisë Edi Rama menjëherë pas mbërritjes në Tiranë nga SHBA, vizitoi familjen Rasha për të shprehur ngushëllimet.

Ai gjithashtu përmes një postimi në rrjetet sociale njoftoi se do të flasë për çështjen në fjalë pasditen e sotme.

“Duam drejtësi dhe jo zhurmë politike, më tha babai. Bashkë me ngushëllimet shpreh keqardhjen time më të thellë. Asgjë tjetër nuk mbetet pas një jete të humbur befasisht, efektivi vrau në mënyrë krejt të pashpjegueshme të riun, por pavarësisht se vrasja është bërë nga një njeri tjetër, arma ishte e shtetit. Autori ka kaluar në duart e drejtësisë dhe do të hetohet në paanësi të plotë. Akt fare i pakuptueshëm dhe i paarsyetueshëm nga aq sa dimë,” tha Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT