Iu dëmtua syri gjatë protestës, polici 36-vjeçar pritet të bëjë një ndërhyrje jashtë shtetit, dalin nga spitali 7 efektivët e tjerë

Qindra të rinj u mblodhën për të protestuar pas vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha, nga efektivi i policisë Nevaldo Hajdaraj.
Gjatë protestës të rinjtë u përplasën fizikisht edhe me policët dhe si pasojë u plagosën 8 efektivë.
Njëri prej tyre pësoi dëmtime më të rënda se të tjerët për shkak të hedhjes së objekteve të forta në drejtim të tyre.
Efektivi 36-vjeçar mori dëmtim në sy dhe ndodhet i shtruar në QSUT. Sipas informacioneve për mediat, 7 policët e tjerë kanë dalë nga spitali.
Ndërkohë që 36-vjeçari i është nënshtruar një ndërhyrje dhe pritet të dalë jashtë shtetit për të kryer një tjetër.