Rëndohet situata në protestë, Policia fut blindat me ujë për shpërndarjen e protestuesve

Është rënduar situata në protestën para Ministrisë së Financave, ku janë zhvendosur protestuesit, të cilët kanë vijuar të godasin policinë me mjete të forta.
Në përgjigje policia ka hedhur gaz lotsjellës, ndërsa po ashtu janë futur edhe blindat me ujë për shpërndarjen e turmës.
Ministria ka krijuar një kordon për të mos i lejuar protestuesit të zhvendosen drejt kryeministrisë.