Kaos në Tiranë/ Protestuesit futen në ish-Bllok, i venë flakën koshave dhe shkatërrojnë semaforët

Kaos në rrugët e Tiranës, ndërsa protestuesit janë zhvendosur drejt zonës së ish-Blloku.
Rrugës ata i kanë vënë flakën koshave të mbeturinave, kanë goditur disa makina të parkuara në rrugë ndërsa kanë dëmtuar edhe disa semaforë.
Policia ka shoqëruar disa prej protestuesve, pas episodeve të vazhdueshme të dhunës.
Pak më herët, para Ministrisë së Brendshme, protestuesit sulmuan edhe policinë, duke i goditur me gurë e sende të forta.