Vrasja e 25-vjeçarit Rasha, Berisha: Rama e ka kthyer policinë në bandë, në 21 janar nuk vrau policia, por…

Ish kryeministri, Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin, Edi Rama si përgjegjës kryesor për vrasjen e të riut, Klodian Rasha, 3 mbrëmje më parë.

Në një lidhje me Skype me emisionin “Ilva Now” në Euronews Albania, Berisha tha se Rama e ka kthyer policinë e cila dhunon në mënyrë barbare qytetarët.

Berisha tha se vrasjet e 21 janarit nuk kanë lidhje me policinë dhe viktimat u vranë nga garda, që është ushtri dhe ka vetëm armën si mjet mbrojtës

“Rama u përpoq duke dihatur të impresionojë shqiptarët, edhe pse e ka mbushur policinë sapo erdhi në pushtet me trafikantë droge, me vrasës siç ka bërë me parlamentin, paçka se e shndërroi policinë e shtetit në institucionin kryesor të kanabizimit të vendit, e shndërroi në një polici të krimit monstruoz elektoral, paçka sa e shndërroi policinë e shtetit në një polici e cila dhunonte në mënyrë barbare qytetarët, që nga Sahit Dollapi që po përpiqej të ndihmonte policinë. E ktheu policinë e shtetit në institucionin kryesor të kanabizimit. E shndërroi policinë e shtetit që dhunonte në mënyrë barbare qytetarë. Unë kur u vranë në protestë, dola direkt pas mbylljes në konferencë për shtyp. Jo si ky që mbajti heshtje 72 orë. Pushtetin me dhunë, unë nuk ia dorëzoja kurrë. Roli im ishte që të isha i pamposhtur, në ndihmë të vendit dhe të institucioneve dhe funksionin e kryeministrit. Ministri i Brendshëm mbrojti rendin kombëtar, garda është ushtri nuk e ka armën si mjet mbrojtës,” tha mes të tjerash Berisha.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT