“U zhgënjeva nga Kryemadhi”, LSI sulmon Fleckenstein: Bëj durim për kaq kohë sa të ka ngelur

Përparim Spahiu, i ka kthyer pergjigje raportuesit për Shqipërinë Knut Fleckenstein. Ky i fundit gjatë konferencës për shtyp nuk ngurroi të shprehë hapur zhgënjimin nga kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Spahiu i sugjeron raportuesit të mos bëhet “Zonja e Parë e qeverisë së drogës”.

Postimi i plotë

Knut, mos u bëj Zonja e Parë e qeverisë së drogës.

As qeveria e vendit tënd nuk e do!

Bëj durim për kaq kohë sa të ka ngel, deri në Maj.
Kreu i delegacionit të ardhur në Tiranë për të negociuar krizën deklaroi sot se ndihej i habitur dhe i zhgënjyer nga kryetarja e LSI dhe shtoi me ironi se zonja e parë e vendit nuk duhet të pengojë negociatat e vendit të saj me BE./ZgjohuShqiptar.info

Back to top button
LAJMET E FUNDIT