“Pse e vratë Klodianin?”/ Dy të rinj rrahin policin rrugor tek Drejtoria e Policisë në Tiranë

Protesta e qytetarëve të indinjuar me vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga efektivi i policisë dy ditë më parë është shtrirë në të gjithë qytetin.

Një grup qytetarësh kanë protestuar përballë kryeministrisë, për t’u zhvendosur më pas në zonën e ish-Bllokut.

Një pjesë kanë marshuar drejt rrugës së Durrësit për të shkuar në vendin ku u vra i riu orët e para të mëngjesit të dy ditëve më parë.

Një numër qytetarësh kanë protestuar edhe përballë Drejtorisë së Policisë së Tiranës tek “Myslym Shyri”.

Dy të rinj me motor në revoltë e sipër i janë drejtuar një polici rrugor me fjalët “Pse e vratë Klodianin?” dhe sipas dëshmive kanë ushtruar dhunë fizike ndaj tij.

“Pse e vratë Klodianin?”/ Dy të rinj rrahin policin rrugor

Back to top button
LAJMET E FUNDIT