A e kamufloi Rama dorëheqjen tuaj? Ministri Lleshaj flet për bisedën me Kryeministrin

Ministri i dorëhequr Sandër Lleshaj, nga zyra e tij, foli në “Opinion” lidhur me vendimin për t’u larguar nga detyra.

E dhatë vetë apo ua kërkoi Kryeministri dhe e kamufloi si dorëheqje?

Lleshaj: Dorëheqja jepet vetë, është një akt individual dhe sovran i imi. E vetmja kontraditë është kontradita me përvojën e krijuar në Shqipëri lidhur me dorëheqjen. Kjo dorëheqje ka një dimension human në radhë të parë.

Kemi vrasjen e një djali të ri. Së dyti ka një tension politik. Unë dua të distancohem nga një praktikë e shëmtuar e drejtimit të gishtit në çdo gjë që ndodh tek dikush.

U bë disa ditë që persona që kanë përgjegjësi për shumë tragjedi kanë ngritur padrejtësisht gishtin dhe dorën kundër policisë, ndërkohë që u mungon ndëgjegja dhe i kanë lënë shtetit një borxh shumë të madh siç është 21 Janari. Edhe pse nuk kam përgjegjësi për ngjarjen e jap si argument politik. Ata kërkuan që të japë dorëheqjen Lleshaj, tani çfarë do të bëjnë ata.

Dorëheqja është një akt moral, i rëndësishëm dhe merret atëherë kur ndërgjegja arrin në përfundimin që duhet bërë ky akt, këtë venduim e kam marr që herët , siç e tha dhe Kryeministri por sot e finalizova pas takimit me KM.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT