“Ministri i Brendshëm i masakrës së 21 janarit”- Basha i përgjigjet Ramës: Boll më…

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, k reaguar pas akuzave të kryeministrit Edi Rama, i cili mes të tjerash e cilësoi si “Ministri i Brendshëm i masakrës së 21 janarit”.

Me një shënim në Twitter, Basha akuzon Ramën se në këto 7 vite qeverisjeje ka “vetëm dështime”, duke shtuar se askush nuk e beson më atë.

“Pas 7 vitesh dështime dhe premtime të pambajtura, 7 vite mashtrime, vjedhje dhe dështime, 7 vite dhunë dhe terror ndaj familjeve shqiptare, 7 vite rrënim dhe manipulime, askush se beson më Edi Ramën. Boll më!”, shkruan Basha.

Në një deklaratë për mediat, ku reagoi për vrasjen e Klodian Rashës, Rama reagoi edhe për akuzat për një frymë arrogance nga ana e policisë së shtetit.

Ai shigjetoi Presidentin Ilir Meta dhe kryeopozitarin Basha, ku tha se Rama ata “janë të fundit që mund të përbaltin policinë”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT