Shuhet pas 3 orësh protesta e dytë e dhunshme për vrasjen e Klodian Rashës, çfarë ndodhi sot në kryeqytet (FOTO-VIDEO)

Sot në orën 18:00 qytetarët u mblodhën sërish përpara Ministrisë së Brendshme, për të kërkuar drejtësi pas vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha, nga efektivi i Shqiponjave Nevaldo Hajdaraj.

Tubimi filloi i qetë, por pas 10 minutash situate agravoi, teksa protestuesit filluan të gjuajnë me gurë dhe sende të forta drejt policëve, të cilët edhe sot ishin të pambrojtur.

Krahas protestës Rama ishte në një komunikim të drejtpërdrejtë, teksa komunikoi dorëheqjen e ministrit Sandër Lleshaj. Kjo gjë shkaktoi entuziazëm tek protestuesit, që më pas duket se e harruan dorëheqjen e ministrit dhe filluan sërish të sulmojnë policët e FNSH-së.

71034e3aeee35f4f208a7c3b130db013_L.jpg

U hodh gaz lotsjellës çka nervozoi edhe më qytetarët. Gurët vërshonin mbi policinë, shumë dekore u shkatërruan. Më pas protestuesit mësynë drejt Ministrisë së Financave, goditën me sende të forta drejt godinës së ministrisë duke thyer xhamat.

5.jpg

Policia me gaz lotsjellës dhe ujë nga autobotet u përpoq të shpërndajë turmën, teksa erdhën edhe arrestimet e para. Në 19:15 shpërndahet pjesa më e madhe e protestuesve, por policia ishte në gatishmëri për grumbullime të tjera.

6.jpg

Pak minuta më parë qytetarët u nisën drejt zonës së ish-Bllokut, dogjën koshat e mbeturinave dhe i vendosin në mes të rrugës. Në 19:40 pati sërish përplasje mes protestuesve dhe policisë. Qytetarët u drejtuan për te Drejtoria e Policisë. Më pas Policia hodhi gaz lotsjellës te Drejtoria e Policisë së Tiranës, aty ku ishin mbledhur protestuesit.

7.jpg

20:00 – Protestuesit bllokojnë “Rrugën e Durrësit” me kangjella

20:20 – Protestuesit futen në ndërtesat përpara Kryeministrisë, policia shoqëron disa persona

20:28 – Protestuesit u nisën drejt “Rrugës së Elbasanit”, policia hodhi gaz lotsjellës dhe ujë për t’i shpërndarë.

20:50 – Shpërndahet pjesa më e madhe e protestuesve, Tirana është më e qetë. Zhvendoset edhe një pjesë e policëve.

8.jpg

9.jpg

Back to top button
LAJMET E FUNDIT