VIDEO/ Policia shoqëron një fëmijë 12 vjeç, e ëma kërkon djalin në komisariat: Ma lironi

Vrasja e Klodian Rashës është shoqëruar me protesta të shumta në disa qytete të vendit.

Policia e kryeqytetit ka shoqëruar në komisariat disa persona pas protestës së dytë të dhunshme.

Mes të shoqëruarve në Polici është edhe një fëmijë i mitur. Vetë e ëma e 12-vjeçarit Denis Vatoçit ndodhet para dyerve të komisariatit dhe dëshmoi për Ora News.

“E mora në telefon për ti thënë të vinte në shtëpi kur më doli polici e më tha se ishte në komisariat. Ai tha se ka thyer xhama. Një fëmijë nuk ma do mendja që ka bërë atë punë. Deri në orën 17:00 ka qenë në shtëpi dhe më pas më tha se do dilte. Policia bëri gabim si mund të arrestonte një fëmijë 12 vjeç”
, ka thënë ajo.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT