Fadil Hoxha: “Kur e vramë Shaban Polluzhën e qetesuam Drenicën”!

Në librin “Fadil Hoxha në vetën e parë” të Veton Surroit, Fadil Hoxha në një intervistë dhënë përmes magnetofonit të Rexhai Surroit (të cilën e ka ruajtur Vetoni), në gusht të vitit 1963, kishte rrëfyer për vrasjen e Shaban Polluzhës dhe bashkëluftëtarëve të tij, më 21 shkurt të vitit 1945.

Ai ka thënë se kur e vramë Shaban Polluzhën është qetësuar Drenica!

“Në luftë u vranë shumë njerëz tanë. Kjo ka zgjatur afër një muaj ditë, qetësimi i situatës në Drenicë afër një muaj e kusur. Lufta kundër asaj njësie, siç quhej të Shaban Polluzhës, një pjesë e të cilës shpejt është shpërndarë ka ikë, por një pjesë e tyre kanë luftuar kundër nesh, sidomos Mehmet Gradica edhe të tjerë, si dhe Shabani. Ashtë vra Shabani, asht vra i biri. Kjo ka zgjatë nja një muaj ditë, por aty janë vra bukur edhe do partizanë tanë. Nuk e di numrin taman.

Me likuidimin e këtij grupi të Drenicës gati është qetësue Drenica. Deshta me të thanë se edhe populli i Drenicës, një pjesë e madhe e tij, ka marrë pjesë me ne, mbasandej kundër këtyre. Kështu që kjo asht jashtëzakonisht me rëndësi përndryshe do të kishim probleme edhe masandej në Drenicë” – ka thënë Fadil Hoxha.

Dhe sot ka propozime që Fadil Hoxhës (vrasësit të Shaban Polluzhës…) t’i ngritet përmendore në qendër të Gjakovës! /sheradin. berisha/ZgjohuShqiptar.info

Back to top button
LAJMET E FUNDIT