“Fasada ka rënë, teatrit i erdhi fundi, ndryshimi po vjen”, LSI i përgjigjet akuzave të Ballës për protestën: Godinën e PS e goditën socialistët

Pas deklaratës së kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i cili akuzoi opozitën dhe presidentin e Republikës, Ilir Meta si organizatorë të dhunës në protestën që u mbajt dje dhe sot për vrasjen e Klodian Rashës, vjen një reagim nga LSI.
Ish-deputetja e LSI-së, Floida Kërpaçi, përmes një deklarate ka pohuar se armiku i vendin është qeveria dhe sipas saj, socialistët ishin ata që ishin me të revoltuarit se siç u vra Klodiani, qeveria vrau sipas saj dhe ëndrrat e tyre.
“Fasada ka rënë! Teatrit i erdhi fundi. Ndryshimi po vjen!”- thekson mes të tjerash Kërpaçi.
Reagimi i Kërpaçit
Armiku jeni JU!
Socialistët ishin ata që ishin me të revoltuarit se siç u vra Klodiani keni vrarë dhe ëndrrat e tyre!
Godinën e kanë goditur socialistët, sepse e keni rrëmbyer ju atë godinë dhe në emër të tyre po godisni cdo njeri te ndershem, keni shkaterruar parimet e social demokracise dhe po shkelni mbi brezin e ri.
Së fundmi, disa xhama të thyer në godinën e PS nuk e zhvendosin dot vëmendjen nga pamjet e gjakut që shkaktoi dhuna e shtetit tuaj sot mbi të rinjtë e Tiranës!
Fasada ka rënë! Teatrit i erdhi fundi. Ndryshimi po vjen!