“Kam arsye të mos e dua Ramën, por urrej…”/ Reagimi i fortë i Robert Ndrenikës pas protestave kundër vrasjes së 25 vjeçarit

Artisti i madh, Robert Ndrenika, ka bërë një reagim të fortë për protestën e zhvilluar prej dy ditësh në Tiranë kundër vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha nga policia.
Aktori i mirënjohur është shprehur se edhe pse nuk e do Ramën, anarshinë e urren, duke dhënë kështu mesazhe se është kundër dhunës.
“Ndoshta edhe unë kam arsye të mos e dua Edi Ramën por anarshinë e URREJ!!!”, ka deklaruar ai për news24.
Vrasja e Klodian Rashës nga efektivi i “Shqiponjave”, pas mesnatës së të hënës, ngjalli revoltë masive te qytetarët, të cilët kanë protestuar prej dy netësh, duke sulmuar institucionet, por edhe policinë, që nga ana e saj ka përdorur disa herë gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.