Vjosa Osmani shkarkon William Walkerin: Plas polemika e fortë për njeriun e së vërtetës mbi Raçakun

Në debat i ashpër ka nisur në Kosovë pas vendimit të presidentes në detyrë Vjosa osmani për të mbyllur kontratën e institucionin me William Walkerin, njeriun që zbuloi masakrën e Raçakut.
Në një njoftim për mediat, përkatësisht për televizionin T&, presidenca ka bërë të ditur se nuk do ta rinovojë kontratën, por kjo është cilësuar si një gabim i rëndë nga opinioni publik, duke pasë pëarasysh se zoti Walker ëhstë një prej figurave më popullore për shqiptarët.
Ndërkaq, ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, në një njoftim të sajin thekson se ish-ambasadori i OSBE-së në Kosovë, William Walker, nuk kishte shërbyer si këshilltar për presidentin. Madje ajo ka thënë se ka kërkuar të marrë raportet e punës për të kuptuar për natyrën e çfarëdo shërbimi që është bërë deri tash në Presidencë.
Në një reagim në Facebook, Osmani ka thënë se kontrata ka qenë me fondacionin që kishte emrin Fondacioni Walker.
Teksa ka bërë të ditur se kontrata me këtë fondacion skadon këtë muaj, Osmani ka thënë se nga fondacionimë 17 nëntor i ishte bërë e ditur se asnjë cent nga pagesa nuk i dërgohet personalisht Walkerit.
“Çdo mik i Kosovës do t’i ketë përherë dyert e hapura në institucionet tona, prandaj edhe siç kemi ofruar bashkëpunim deri tani do ta ofrojmë edhe tash e tutje. Ndërkaq çdo mënyrë e angazhimit do të bëhet vetëm e vetëm në përputhje me ligjin”, ka përfunduar Osmani./Gazeta Shqip