Shpërthen Ngjela: Protestuesit halabakë, policia t’u thyejë brinjët! Klodian Rasha u vra aksidentalisht

Avokati Spartak Ngjela i cilëson turp historik protestat 2 ditore në Tiranë, ku nuk u kursye as dhuna, qoftë nga protestuesit, qoftë nga policia që iu kundërpërgjigj.
Gjatë një interviste në News24, Ngjela cilësoi si halabakë protestuesit.
“Kryeministri t’i përgjigjet dhunës me forcë, ndryshe është bashkë me ta. Unë them t’i godasë politika amerikane të tre, Ramën, Bashën dhe Berishën. Nuk lejohen halabakët të djegin qytetin. Shkelja e ligjit ka si përgjigje vetëm forcën. Policia s’të përkëdhel, ka forcën, t’i marrë, t’i thyejnë brinjët, t’i nxjerrë jashtë qytetit”,- tha ai.
Sa për vrasjen e të riut Rasha, avokati u shpreh se duket si një ngjarje aksidentale:
“Duket aksidentale, por nuk ka dalë shkaku pse është vrarë, është hakmarrje mes tyre apo çfarë? Ata duan të shpëtojnë lëkurën nga korrupsioni, po flas për politikanët këtu”.