Vrasja e 25-vjeçarit/ “Jemi me Klodianin”, homazh para Ambasadës Shqiptare në Athinë, merren masa të forta sigurie (video)

Një protestë-homazh e paralajmëruar se do të mbahet ditën e sotme jashtë Ambasadës Shqiptare në Athinë. Burime për Top Channel bëjnë me dije se deri më tani në ambasadën shqiptare nuk ka pjesëmarrje për protestë, por vazhdon normalisht puna për aplikimet e emigrantëve.

Më herët u vendos një kurorë në kujtim të Klodian Rashës, i riu i cili u vra nga një efektiv policie orët e para të 8 dhjetorit.

Ndërkohë, mësohet se policia ka marrë masa të forta sigurie.  Për momentin nuk lejohet askush të afrohet në ambasadë nëse nuk ka një arsye.

Policia greke vlerëson se nuk do të ketë pjesëmarrje të gjerë, pasi në Greqi gjatë kësaj periudhe ndalohen tubimet dhe protestat si masë mbrojtëse prej covid.

Për shkelësit e dispozitës për tubimet, parashikohen gjoba të rënda prej 3000-5000 euro, ndërsa për pjesëmarrësit në këto tubime, gjoba është 300 euro.

Sakaq sot paradite njw grup shqiptarwsh kanw vendosur njw kurorw me lule nw nderim tw Klodian Rashws. Nw njw video tw postuar nga gazetari shqiptar nw Greqi, Shwptim Zinxhiria bwhet e ditur se policia nuk po i lejon ato qw t’i afrohen ambasadws greke. Video wshtw postuar nga Alide Gremshi.

Vrasja e 25-vjeçarit/

Vrasja e 25-vjeçarit/

Vrasja e 25-vjeçarit/

Vrasja e 25-vjeçarit/

Back to top button
LAJMET E FUNDIT