POLICI që u ka shërbyer 18 ministrave të Brendshëm: O POPULLI IM, unë i kam shërbyer të gjithëve, mos na ktheni në marsin e mallkuar 1997 (DEKLARATA E FORTË)

Saimir Neziri, një ish-oficer policie që i ka shërbyer të gjitha qeverive nga viti 1992 deri në vitin 2018, apelon për qytetarët që të mos e kthejnë kurrë situatën mbrapsh, në marsin e mallkuar të vitit 1997, raporton newsbomb.al.

I indinjuar nga skenat e dhunës që ka parë prej dy ditësh në kryeqytet, me djegien e koshave të plehrave apo goditjen e uniformave blu, ai nxjerr nga arkiva fotot kur u ka shërbyer të gjithëve, Bashkim Koplikut në 1993, Agron Musarajt, Halit Shamatës, Blerim Celës, Neritan Cekës, Perikli Tetës, Petro Kocit, Spartak Pocit, Ilir Gjonit, Stefan Cipës, Luan Ramës, Igli Toskës, Sokol Olldashit, Bujar Nishanit, Lulzim Bashës, Flamur Nokës, dhe Saimir Tahirit në 2018. Pas kësaj, largohet përfundimisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“E mbylla misionin në Policinë e Shtetit se erdha këtu në USA. Me pak fjalë i kemi shërbyer të gjithë sistemeve. E bëra këtë hyrje sepse shihja në TV protesta të dhunshme nga turma njerëzish që kërkonin drejtësi. Po nga kush? Nga pema e Vitit të Ri të djegur, nga muret e Ministrive, nga policët që janë duke kryer detyrën, nga kazanët e plehrave në M.Shyri? Atëherë ti lëmë institucionet ligjzbatuese të kryejnë detyrën. E kuptoj që shkaku I këtyre trazirave ishte një punonjës policie që për një vepër penale të kryer do të mbajë përgjegjësi ligjore individuale. Prandaj o populli im mos na ktheni në Marsin e mallkuar të 1997” shkruan me jo pak revoltë, Saimir Neziri, ish punonjës i policisë së shtetit, raporton newsbomb.al.

129903834_3692107014174200_1412006213848203989_n.jpg

130837851_3692107047507530_1521320404662762685_o.jpg

130046724_3692107110840857_6719347985567838788_n.jpg

130522863_3692107170840851_1237650745108433571_o.jpg

130211573_3692107224174179_838425490125362883_o.jpg

Back to top button
LAJMET E FUNDIT