Plisat me thirrje kombëtare: Kanë një mesazh të rëndësishëm për shqiptarët e Malësisë

Tifozët e Prishtinës kanë shpalosur një mesazh të fortë kombëtar në ndeshjen ndaj Trepçës.

Z Mobile Prishtina triumfoi në ndeshjen çerekfinale ndaj Trepçës me rezultatin 99-58 dhe kështu arriti kualifikimin për në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.

Në këtë ndeshje ishin të pranishëm edhe dy tifozeritë, Plisat e Prishtinës dhe Torcidat e Trepçës, të cilët u përkujdesën për atmosferën e zjarrtë.

Në këtë ndeshje, Plisat nuk harruan të përçojnë edhe mesazhe kombëtare, kësaj radhe ata kishin një mesazh për shqiptarët e Malësisë.“Malësia jeton, vepron, frymon dhe voton vetëm shqip” shkruhet në mesazhin e Plisave.Kujtojmë se për herë të parë në zgjedhjet e Malit të Zi shqiptarët janë bashkuar në një listë të vetme./ZgjohuShqiptar.info

Back to top button
LAJMET E FUNDIT