Rama u përgjigjet ‘flakë për flakë’ protestuesve: Policia ka të drejtë t’u përgjigjet njëlloj kësaj llukunie

Qytetarët dolën në ditën e tretë të protestën përpara kryeministrisë për vrasjen e 25-vjeçarit.
Dhjetëra qytetarë dolën në rrugë tek bulevardi Dëshmorët e Kombit për të protestuar.
Ndërkohë në të njëjtën orë, kryeministri Edi Rama ka shkuar të vizitojë policin e plagosur që rrezikon të humbë syrin nga përplasjet e dhunshme të ditëve më parë.
“Duhet të jemi këtu pranë efektivit të policisë, që rrezikon të humbasë dritën e syrit, pranë familjes së tij, pranë bashkëshortes. Ndërkohë një llukuni që nuk e di se nga ka dalë, merr përsipër të nxjerrë sytë e policëve të shtetit dhe t’i fusë gishtat në sy, për çfarë? Për pushtetin?
Nuk është absolutisht në asnjë rast në asnjë mënyrë kjo llukuni e lidhur me asgjë që ka të bëjë me dhimbjen e tronditjen e qytetarisë shqiptare kur morën lajmin e humbjes tragjike të jetës të djalit 25-vjeçar nga një efektiv policie. Polici vetë nuk kërkoi të krijojë ndonjë alibi për atë që ka bërë.
Ai do dënohet sipas Ligjit, kjo është Drejtësia. Morali është ajo e ministrit të Brendshëm që dha një shembull fisnikërie, pa pasur asnjë faj dha dorëheqjen. Policia ka të drejtë t’u përgjigjet njëlloj kësaj llukunie që godasin”.