Rama deklaratë të FORTË: Opozita dhe Presidenti janë nxitësit e DHUNËS, për hesapet e tyre politike. Ruajini fëmijët që abuzohen nga LSI
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me protestat që janë zhvilluar këto ditë, teksa sot pritet që të zhvillohet protesta e tretë radhazi, pas vrasjes së Klodian Rashës.
Kreu i Qeverisë akuzon opozitën dhe Presidentit si nxitësit dhe orkestruesit e dhunës, sipas tij jo për Klodianin, por për hesapet e tyre politike.
Rama u bën thirrje prindërve që të ruajnë fëmijët e abuzuar nga LSI (i referohet të rinjve të LRI), duke theksuar se kushdo që përfshihet në dhunë dhe thyen rregullat, e ka vendin pas hekurave.