Doli kundër protestës, aktivistja: Sot nuk i pash djemtë e lagjes nëpër stola me cigare hashashi, i pash rrugëve; Shyqyr që vrapojnë e ulërasin

Aktivistja Brizida Gjikondi në protestën e parë që u bë në Tiranë për vrasjen e Klodian Rashës nga një efektiv Policie, tha se ishte kundër sepse ajo ishte politike, sipas saj.
Por, për protestën e mbrëmshme ajo shkruan se djemtë e lagjes së saj, ata të rinj që jetën e “fikin bashkë me cigaret e hashashit”, i pa atje ku donte t’i shihte përherë, në protestë.
“Më dhimbsen djemte e lagjes time.. ata me rini te zvarritur e të vrarë nga realiteti… nuk i pash sot të shtrriqur stoleve.. po i pashe ashtu sic duhet ti kisha parë perhere… duke vrapuar rrugëve…. shyqyr qe vrapojne e ulërasin.. skagjë se sot janë kuturu.. duke vrapuar e gjen rrugën..”, shkruan ajo ndër të tjera.
Shkrimi i plotë:
Në protestë përpos të tjerëve shikoj shumë të dëshpëruar, njomzak, adoleshent, të rinj.. që shteti dhe askush si ka përfill deri më tash.. ndoshta dhe familjet e tyre.. Janë djemtë e lagjeve.. jane ata qe energjine dhe adrenalinën e moshës e fikin bashkë me cigaret e hashashit…
Shteti për ta nuk ekziston.. nuk ka politika reale.. ka vetem pallavra.. dhe kuintale me beton.. askund nje kend sportiv.. dy paralele… ose vende pune pa qene nevoja per tesera partish… ata fikin rinine e tyre te deshperuar ne bishta cigaresh hashashi.. dhe jo rralle nga ai bisht cigaresh perfundojne ne qelite e ketij shteti deshtak dhe riciklues ne shterpesine e tij ..
Më dhimbsen djemte e lagjes time.. ata me rini te zvarritur e të vrarë nga realiteti… nuk i pash sot të shtrriqur stoleve.. po i pashe ashtu sic duhet ti kisha parë perhere… duke vrapuar rrugëve…. shyqyr qe vrapojne e ulërasin.. skagjë se sot janë kuturu.. duke vrapuar e gjen rrugën..
Sot me dhembi cdo shkop ndaj tyre.. por shpesh ato shkopa te zgjojne.. të shkundin… çka nuk të vret, të bën më të fortë .. dhe kur je i forte e rregullon vete jeten tende.. askush nuk te do me shume se vetja.. e askush nuk te neperkemb dot.. sidomos e felliqura politike e kalbur..