Gaz lotsjellës për t’i shpërndarë, bulevardi tym! Policia rrethon protestuesit, nisin shoqërimet

Protestuesit janë ndarë në grupe, në pjesë përpara minsitrisë së Brendshme dhe pjesa tjetër përpara Kryeministrisë. I njëjti skenar si një ditë më parë.
Por pa nisur mirë protesta, policia duke parë edhe provokimet e para përpara kryeministrisë ka nisur të shpërndajë turmën me gaz lotsjellës, ndërsa më pas ka nisur shoqërimet ashtu si një ditë më parë. Vetëm një numër i vogël qytetarësh janë aktualisht në bulevard, ndërsa i gjithë sheshi është i mbuluar nga tymi.
Sakaq turma është futur sërish në zonën e ish-Bllokut dhe të Shallvareve, ndërsa policia po i ndjek nga pas me blindat e ujit dhe me forcat e policisë
Në protestë nuk kanë munguar momentet e tensionit, kapsollat dhe thyerja e stacionit të urbanit pranë Kryeministrisë. Megjithatë numri i protestuesve është më i vogël se dy net më parë. Sot ishin 59 të arrestuarit pas dhunës së mbrëmshme. Protestuesit kërkojnë largimin e Ardi Veliut.