Të rinjtë protestues fillojne demtojnë bizneset tek zona ish-Bllokut, sherr me pronarët që dalin në mbrojtje (VIDEO)

Protesta e sotme është shoqëruar me të tjera dëme në qytet pas marshimit të qytetarëve.
Një incident ka ndodhur në zonën e ish-Bllokut ku disa të rinj protestues janë përplasur me pronarët e një biznesi të cilët kanë dalë në mbrojtje pas sulmeve.
Nuk dihet arsyeja që ka shkaktuar sherrin mes tyre, por në videon e siguruar nga Gazeta Shqip dëgjohen ofendime dhe shihen shtyrje.
Protesta për vrasjen e Klodian Rashës nga efektivi i policisë vazhdon në ditën e tretë të saj.
Pak minuta pasi qytetarët u vendosën përpara kryeministrisë për të protestuar sërish për vrasjen e Klodian Rashës nga efektivi i policisë ka ardhur reagimi i menjëhershëm nga uniformat blu.
Nga kryeministria doli autoboti duke shpërndarë ujë me presion drejt protestuesve.
Nuk mungoi as gazi lotsjellës që shpërndau turmën.