Budina nga protesta: Duhet të rezistojmë, te Teatri nuhata që këta njerëz të vrasin…

Regjisori Robert Budina ishte edhe sot prezent në protestë teksa deklaroi nga sheshi se rezistenca kundër qeverisë duhet të vazhdojë.
Ai tha se protesta është e paorganizuar, por qytetari mbetet i pari.
“Kjo situatë e ka fillesën te mënyra si reagoi kryeministri me një gjuhë urrejtje duke na e shitur si një veprim demokratik dhe nga krahu tjetër nxjerr policinë, është një gjuhë urrejtje denigruese si e përdor policinë, si e bëri repartin “Shqiponja” politik. Aty (te teatri) kam nuhatur se këta njerëz mund të të vrasin. Duhet të rezistojmë, qytetari është i pari, pastaj vjen pushteti i tij. Kjo është një protestë e paorganizuar” tha ai.
Protesta e sotme ishte në mbrëmjen e tretë radhazi. Grupi i qytetarëve kërkon largimin e Ardi Veliut.