Rrezikon të humbë syrin/ Flet efektivi pas vizitës së Ramës: Kisha frikë se… (VIDEO)

Më herët kryeministri Edi Rama, ka shkuar për vizitë tek efektivi i policisë që rrezikon të humbasë syrin si pasojë e përplasjeve me protestuesit dy ditë më parë.

“Do të mundësojmë dërgimin tënd në Turqi për një mjekim më të specializuar siç bëjnë ata për ushtarakët,” i tha Rama.

“Shpresoj të bëhet më e mira, por kisha shumë frikë të mos humbja shikimin fare, doktorët këtu kanë bërë më të mirën, po ja të shpresojmë për më të mirën,” tha efektivi i policisë Fadil Allaraj.

“Duhet të jemi këtu pranë efektivit të policisë, që rrezikon të humbasë dritën e syrit, pranë familjes së tij, pranë bashkëshortes. Asnjë fjalë nuk kanë thënë për këtë babë e nënë e bashkëshorte që derdhin lotin” tha Rama më herët

“U bë transplant i kornesë, ndërhyrja e dytë shkoi më mirë nga sa pritej,” tha mjekja.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT