Protesta e dhunshme/ Ish-deputetja e LSI mbledh dhe organizon të rinjtë! Dalin foton e saj teksa u jep ‘porositë’

Sot po zhvillohet dita e 3 e protestës për vrasjen e 25 vjeçarit Klodjan Rasha nga efektivi i policisë, protestë e cila është shoqëruar me dhunë ndaj efektivëve, institucioneve dhe kemi parë pamje të shkatërrimit të disa zonave në qytet duke djegur kosha mbeturinash e duke thyer semaforë e çfarë u ka dalë përpara.
Por pas kësaj proteste të dhunshme janë të fshehur eksponentë të partive opozitare. Siç shihet dhe nga fotot ish-deputetja e LSI Floida Kërpaçi ka mbledhur një grup të rinjsh në një kafene përpara protestës, të cilët mendohet se janë sipmatizantë të LSI. Nisur nga pamje lindin dyshime se dhuna që kemi parë në protestë janë të nxitura nga opozita.
Nga protesta e sotme kemi parë të angazhuar edhe ish-deputetë të tjerë. Luan Baçi në Fier ishte kryesuesi i protestës, ku bënte thirrje për të larguar nga pushteti Ramën dhe “rroftë PD”.
Kujtojmë se dje para Ministrisë së Brendshme protestuesit kanë goditur me gurë, flakadanë dhe disa zbukurime të vendosura në qendër për festat e fundvitit ndaj efektivëve të policisë. Më pas protestuesit u spostuan në zonën e ish-Bllokut e në disa lagje të tjera të Tiranës.
Për rreth 3 orë, ata nuk kursyen koshat e mbeturinave, stolat, tabela të qarkullimit rrugor dhe shumë sende të tjera duke i dëmtuar. Stacionet e autobusëve dhe semaforët u dëmtuan rëndë./Shqiptarja