“Rama ik! Polici e krimit!” , në Shkodër nis protesta për vrasjen e Klodian Rashës

Ka nisur në qytetin e Shkodrës protesta për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rashës, që ka hyrë sot në ditën e katërt të saj. Ndërkohë që protestuesit marshojnë në pedonalen e qytetit thërrasin vazhdimisht “Rama ik”, “Polici e krimit!”, ndërsa bëjnë thirrje për te vendosur drejtësi për Klodianin.
Në qytetin e Shkodrës ka nisur protesta për vrasjen e 25-vjeçarit, Klodian Rasha, nga një efektiv policie. “Rama ik”, “Polici e krimit” janë thirrjet e protestuesve të cilët po marshojnë në pedonalen e qytetit.
Gjithashtu pjesëmarrësit në protestë bëjnë thirrje edhe për vendosjen e drejtësisë për Klodian Rashën.
“Edvini e don popullin e vet, prandaj e vjedh, prandaj e vret”, është mbishkrimi ironik në pankartat e disa protestuesve.
Ndërkohë kujtojmë se ditën e sotme pritet një tjetër protestë të zhvillohet edhe në Tiranë, ku si zakonisht demonstruesit do të përqendrohen para Kryeministrisë, Ministrisë së Brendshme, Drejtorisë së Policisë dhe në rrugët e ish-Bllokut.
Në protestat e zhvilluara në Tiranë ka patur përplasje mes protestuesve dhe efektivëve të policisë, ku qytetarët qëlluan me gurë dhe shkatërruan objekte të ndryshme, ndërsa “blutë” u përgjigjën me gaz lotsjellës dhe ujë me presion.